Paralajmëron Edi Rama: Presidenti i ri mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

January 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shtyu deputetët e PS-së që të mendojnë për kandidatura të mundshme për postin e Presidentit të Republikës, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës në prill të këtij viti.

Rama tha se kandidatura mund të jetë një burrë, ose grua, edhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por pranoi se me krizën në PD, socialistët e kanë të vështirë të dialogojnë për këtë çështje.

“Presidentin duhet ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Ndërlikimi me krijimin e dy Partive Demokratike na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare, por ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën sesi mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje”, tha Rama.

“Në një mënyrë a një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë. Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Washington Post për Kiana Kryeziu: Hap gjigant për skitaren nga Kosova

Story i radhës

Komuna e Gjakovës me apel për mos braktisjen e qenve

Të fundit nga

ShkoLartë