Komuna e Gjakovës me apel për mos braktisjen e qenve

Komuna e Gjakovës me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona dhe në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ka apeluar që të mos i braktisni qentë tuaj.

Sipas komunës, ndikim të madh në shtimin e qenve endacak ka kryesisht braktisja e tyre.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qentë endacak mbesin njëri prej problemeve shqetësuese për sigurinë dhe qetësinë tonë. Kjo edhe përkundër faktit se Komuna e Gjakovës, përmes kompanive të kontraktuara, në vazhdimësi përkujdeset për kapjen, kastrimin dhe sterilizimin e tyre.

Ndikim të madh në shtimin e qenve endacak ka kryesisht braktisja e tyre.

Prandaj, me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona, në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ju apelojmë që të mos i braktisni qentë tuaj.

Për të gjithë pronarët e qenve të cilët nuk kanë mundësi financiare, ofrohen pa pagesë shërbimet e kastrimit – sterilizimit (vaksinimit kundër tërbimit) në klinikën veterinare “Pro Vet”, me veterinar Blendi Bejdoni, nr: 049217917.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paralajmëron Edi Rama: Presidenti i ri mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Story i radhës

Bogoev: Për ndryshime në Kodin Zgjedhor duhet konsensus

Të fundit nga