Washington Post për Kiana Kryeziu: Hap gjigant për skitaren nga Kosova

Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.

Kiana Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Dimërore, pasi ka përmbushur standardet kualifikuese gjatë garave të zhvilluara në Itali.

Suksesit të saj ia ka kushtuar një artikull te veçantë edhe mediumi prestigjioz “Washingtonpost” që e ka cilësuar arritjen e saj si shumë speciale, derisa ka vënë në pah edhe vështirësitë në rrugën e saj drejtë këtij suksesi madhor.

“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, tha Kryeziu për “Associated Press”. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”, shtoi ai.

Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e Federatës së Skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së Sportit.

“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë është i mundur”, tha trajneri i saj Agim Pupovci.

Kryeziu ka filluar të garojë si skiatore rreth moshës 10 apo 11 vjeçare dhe gjatë gjithë kohës e ka gëzuar edhe mbështetjen e familjes.

“E pashë që nëse investoja 10% të kohës për të, kthimi ishte 110%,” tha babai i saj Visar Kryeziu. “Sekreti pas tij është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin dhe përkushtimi.”

Ambicia e Kryeziut është të përfundojë jo më shumë se 10 sekonda prapa fituesit në Pekin në Lojërat Olimpike që fillojnë më 4 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga puthja me Edi Ramën te momentet e para në ekran, Sonila Meço i tregon të gjitha!

Story i radhës

Paralajmëron Edi Rama: Presidenti i ri mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Të fundit nga