Nga puthja me Edi Ramën te momentet e para në ekran, Sonila Meço i tregon të gjitha!

Gazetarja e njohur Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, dedikuar personazheve që kanë qenë pjesë e televizionit ndër vite, ku kujtoi momentet e saj të para në ekranin shqiptar.

Një nga momentet që iu rikujtua gazetares ishte edhe puthja me Ramën, që u transmetua gjatë intervistës. Meço reagoi duke thënë: “Atë puthje nuk e mbaja mend”.

Ndërsa për sa i përket ngjarjes së 9 janarit, ajo u shpreh se nga ana profesionale ishte një ngjarje e bukur, pavarësisht se ishte momemt i trishtë për disa shqiptarë që humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

“Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve.

Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha ajo.

Sonila Meço së fundmi është komentuar edhe për opinionet që ajo ka dhënë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka qenë e ftuad si opinioniste për disa puntata.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çernobili, thembra e Akilit në rast pushtimi të Ukrainës nga Rusia

Story i radhës

Washington Post për Kiana Kryeziu: Hap gjigant për skitaren nga Kosova

Të fundit nga