Paralajmërohet padi për disa personalitete nga familja e Faton Hajrizit

1 minut lexim

Avokatit të familjes së Faton Hajrizit, Gen Gjini ka paralajmëruar padi ndaj disa personave publike, sipas pretendimeve të tij për fryje ndaj figurës së Hajrizit të cilën e kanë quajtur kriminelë.

Ai nuk ka dhënë emra se ndaj kujt do të ngritët padi.

Shumë qytetarë në Kosovë e kanë quajtur hero Hajrizin pas vrasjes në Serbi.

Por, zyrtarë shtetëror, përfshirë kryeministrin Kurti kanë bërë thirre që Hajrizi mos të quhet hero, e zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi ka thënë se për Kosovën Faton Hajrizi është kriminel.

Faton Hajrizi i arratisur nga burgjet e Kosovës më 17 korrik kishte vrarë një polic serb dhe një tjetër kishte plagosur në Lloznicë të Serbisë.

Dy ditë më pas ai i vrarë nga policia serbe, që sipas autoriteteve atje nuk kishte pranuar të dorëzohej dhe kishte gjuajtur në drejtim të policisë.

Identfikimi i trupit të tij ende nuk është bërë zyrtarisht.

Story i mëparshëm

Pse e qara në dush na bën mirë për mirëqenien emocionale

Story i radhës

A do ta votojë marrëveshjen PS-PD? Përgjigjet Fatmir Mediu

Të fundit nga