Papa bën thirrje për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

May 1, 2022
1 minut lexim

Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe e ka quajtur “regresion makabër të njerëzimit”.

Papa tha se lufta e bën atë “të vuaj dhe të qaj” dhe bëri thirrje që të hapen korridore humanitare për të evakuuar banorët e bllokuar në fabrikën Azovstal në Mariupol të Ukrainës.

Edhe pse ai nuk kritikoi në mënyrë specifike Rusinë, Françesku tha se Mariupoli është “bombarduar në mënyrë barbare dhe është shkatërruar”.

Kombet e Bashkuara besojnë se afër 1,000 civilë gjenden në fabrikën e çelikut Azovstal, që është pjesa e vetme e Mariupolit që nuk është nën pushtimin rus. Kjo organizatë beson se afër 100,000 civilë gjenden brenda qytetit të Mariupolit, qytet që ka qenë skenë e luftimeve intensive qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Luftëtarët ukrainas që gjenden në fabrikën e Azovstalit kanë publikuar video më 30 prill, përmes së cilave kanë thënë se po iu mbarojnë furnizimet me ushqim, ujë dhe furnizime të tjera, duke bërë thirrje për ndihmë.

Papa ka dënuar disa herë luftën që prej se nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt. Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë udhëheqësve që kanë fuqi, ta ndalin këtë luftë dhe të ketë paqe për gjithë njerëzimin./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Droga në sallonin e bukurisë, parukierja: Nuk dija gjë, shoku i djali më kërkoi…

Story i radhës

Paradoksi i baladave: Si këngët e trishta mund të shërokan zemrën e thyer dhe jo vetëm!

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë