Droga në sallonin e bukurisë, parukierja: Nuk dija gjë, shoku i djali më kërkoi…

Parukieres Zamira Senkaj iu gjet në sallon një qese me lëndë narkotike, për të cilën thotë se nuk kishte fare informacion.

Përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha këtë të diel se lënda narkotike, e ndarë ne 18 qese, është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike.

Lënda është e Arluen Begës, që është konsumues i drogës, i ka thënë ajo gjykatësit.

Në sallon policia ka gjetur po ashtu një pjatë porcelani me një lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që lë të kuptohet që Bega, jo vetëm ka mbajtur lëndën narkotike në biznesin e nënës së mikut të tij, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, por dhe ka konsumuar brenda ambientit drogën.

Në fund të seancës gjyqësore, që u ndoq nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në policisë.

Ndërsa për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor ka vlerë dhe mbi këto parime do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt të ardhmes së përparuar

Story i radhës

Papa bën thirrje për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Të fundit nga