Paradoksi i baladave: Si këngët e trishta mund të shërokan zemrën e thyer dhe jo vetëm!

Një zemër e thyer. Një fund i trishtë i një lidhjeje dashurie. Kjo është diçka që shumica prej nesh e kanë përjetuar, ose ndoshta do ta përjetojnë. Në fund të fundit, është pjesë e jetës njerëzore. Por pa dyshim, përvoja mund të jetë shkatërruese, dërrmuese. Ju mund ta gjeni veten duke dëgjuar më shumë këngë të trishta apo “depresive”. Kjo muzikë i përshtatet zemrës suaj të thyer dhe ju e lini veten të zhytet në ndjenja të dhimbshme dhe vetë-lënduese.

E megjithatë, hulumtimet tregojnë se ka një zgjidhje për zemrën e thyer: Pikërisht dëgjimi i këngëve të trishta. Kjo mund të tingëllojë paradoksale. Sidomos nëse dëgjoni muzikë melankolike si këngët e Alban Skënderaj, James Arthur, Coldplay apo John Legend dhe e dini gjendje në të cilën ato këngë mund t’ju vendosin.

Hulumtimi i ri zbulon se muzika e trishtë mund t’ju shërojë jo vetëm nga një zemër e thyer, por edhe nga ndonjë situatë negative, dëshpëruese e jetës. Për shembull, një studim i fundit nga Gjermania zbuloi se ndikimi emocional i dëgjimit të muzikës së trishtë është një zgjim i ndjeshmërisë, dhembshurisë dhe dëshirës për lidhje pozitive me të tjerët. Kjo, në vetvete, është psikologjikisht shëruese.

Një tjetër eksperiment, nga universiteti i Kentit, zbuloi se kur njerëzit po përjetonin trishtim, dëgjimi i muzikës që ishte “e bukur por e trishtë” përmirësonte gjendjen e tyre të humorit më pas. Veçanërisht kur personi ishte i vetëdijshëm dhe e pranonte situatën që i kishte shkaktuar trishtimin.

Kjo do të thotë se, kur ata synonin që muzika e trishtuar t’i ndihmonte, ashtu ndodhte vërtet. Por kjo nuk ishte e vërtetë nëse ata thjesht dëgjonin këngë të trishta, pa menduar më parë për situatën që i solli në atë pikë.

Këto gjetje lidhen me studime të tjera që tregojnë se përqafimi  i situatës suaj – pranimi i realitetit ashtu siç është – nxit shërimin dhe rritjen përtej lëndimit. Me pak fjalë, pranimi i përvojës suaj të plotë ngjall shpresë – një tjetër paradoks në dukje.

Një studim nga shteti i Ohajos zbuloi se ripërqendrimi në pikat tuaja të forta ju ndihmon të kaloni një gjendje jo fort të mirë në të cilën ndodheni. Duke i kujtuar vetes gjërat që dini apo bëni mirë, ju fitoni më shumë mundësi për t’i shfrytëzuar pikat tuaja të forta.

Përtej muzikës, të kërkoni një qëllim më të madh për jetën tuaj, veçanërisht duke bërë diçka “jashtë” shqetësimeve ose nevojave tuaja, është ndoshta më e rëndësishmja. Ajo zgjeron mirëqenien dhe ndjenjën e angazhimit me diçka më të madhe se ju – një botë me njerëz të tjerë, të cilët po kërkojnë gjithashtu dashuri dhe kuptim brenda jetës.

Herës tjetër që do dëgjoni këngë që ju përlotin, mos harroni se do të bëhet më mirë. Kjo tashmë është e provuar shkencërisht 🙂

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Papa bën thirrje për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Story i radhës

Liverpool është shumë afër marrëveshjes rekord

Të fundit nga