PAN-i për mbi 20 vjet vodhi shtetin dhe la veriun në anarki e pa zot shtëpie!

November 1, 2022
1 minut lexim

Targat janë shkaku për të shfaqur seriozitetin e Kosovës në raport me Serbinë.

Disa edhe mund ta vlerësojnë meskine dhe krejtësisht të pavend vëmendjen dhe vendosmërinë e qeverisë për rastin në fjalë, por kjo tregon shumë për vendosmërinë e Kosovës për të vendosur rend dhe ligj kudo.

Opozita dhe disa servilë të tyre nuk lanë gjë të zezë pa thënë për qeverinë vetëm pse po e shtrin sovranitetin e vendit kudo.

Në vend se ta mbështesin në përpjekjet e saja, opozita fshihet pas kërkesës së SHBA për shtyrje. Respekt për SHBA për çdo gjë, por Kosova ka të drejtën e saj për të vendosur sovranitetin dhe ligjin në tërë territorin e saj.

Edhe Gjermania mbështeti Kosovën për targat, për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Natyrisht se nuk është kollaj të vendoset ligji aty ku për 23 vjet ka pasur anarki.

Këta që kundërshtojnë, janë ata që kanë lejuar dhe nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj, kishin halle tjera: të vidhnin çdo gjë.

Edhe SHBA janë të gëzuar që kanë bërë të mundur të instalojnë demokracinë në Kosovë, aty ku respektohet mendimi ndryshe si parim kryesor i demokracisë. Pjekuria e klasës politike në Kosovë, vendimet e tyre të pavarura janë arritje edhe e SHBA-së.

Andaj, fshehja pas SHBA-së për të goditur qeverinë nuk është burrërore dhe as etike, gjithsesi nuk është për t’u habitur nga reagimi i atyre që kanë zhvat vendin.

Atyre kurrë nuk u ka interesuar shteti, po të ishin sado pak të interesuar gjendja do të ishte ndryshe. Fillimi i zbatimit të vendimit në tri faza është e mjaftueshme për arritur qëllimin, sovraniteti dhe integriteti i vendit janë të paprekshëm, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Me pak fjalë, qeveria të vazhdojë me punët e saja në dobi të shtetit, Serbia nuk guxon të ndërhyjë, askush nuk mundet ta ndalë qeverinë për të shtrirë ligjin në krejt territorin e vendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zelensky kërkon ndihmën e BE-së për riparimet e sistemit energjetik

Story i radhës

Pesë shenja që personaliteti juaj i fortë i “tremb” njerëzit

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë