Pamjet e mësipërme me dron vijnë nga Shkodra, në qytetin më të prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.
Plot 2405 hektarë tokë dhe mbi 590 banesa janë të përmbytura tashmë nga uji, duke shkaktuar dëme katastrofike.
Nga pamjet e kapura nga LSA shihen banesat dhe xhamia në lagjen Ajasem në hyrje të Shkodrës, të pushtuara tërësisht nga uji.
Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagja Nr.4, Lagja nr. 1.
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 590 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 210 banesa prej tyre 40 biznese; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.