Të paktën dy persona humbën jetën kur një pjesë e një ure në autostradë u shemb në pjesën perëndimore të Greqisë.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video të ngjarjes së ndodhur në afërsi të qytetit të Patrës.
Metro britanike raporton se një pjesë e urës është shembur pranë vendbanimit të romëve në zonën e Haradrit.
Mediat vendase raportojnë se një grup personash ndodheshin nën urë nga vapa e madhe, kur mbi ta ka rënë struktura prej betoni.
Burimi: GAZETA.MK