sbashk pa fije turpi flasin per rritje pagash por rritja ishte 28 euro 676ab9ba56eb4

​SBAShK: Pa fije turpi flasin për rritje pagash por rritja ishte 28 euro

December 24, 2024
1 minut lexim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar të gjithë mësimdhënësit përfundimin e këtij viti, duke uruar se viti që vjen mos të jetë pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria e Kosovës.

SBAShK thotë se është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri të ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërehet se shkoi edhe viti 2024 dhe nuk kanë marrë asnjë lajm të mirë nga Qeveria.

“U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te Qeveria dhe MASHTI duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por Qeveria Kurti e në veçanti Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024.

Iu drejtuam me kohë Ministres për të bashkëbiseduar e negociuar Kontratën e re Kolektive, por ajo i iku dialogut dhe obligimit të saj për negocim me të vetmin qëllim që t’ju lë pa Kontratën Kolektive, që është bazë e fortë e ruajtjes së të drejtave tuaja të punës.

Kërkuam kushte të mira pune, por Qeveria ju la të zhvilloni betejën për dije me shkumës e shpuzë, pra me kushte pune të shekujve të kaluar. Ju mblodhët 20.606 nënshkrime për nismën qytetare me kërkesën legjitime që t’u kthehet e drejta e fituar e që vitet e 90-ta të rinumëroheshin si vite kontributdhënëse.

Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca na priti me buzëqeshje e na përgëzoi për këtë iniciativë duke premtuar se do të mundohet që kjo të dal sa më shpejt para deputetëve, por Qeveria doli edhe kundër kësaj iniciative dhe ajo këtë vit nuk arriti fare të deputetët për ta votuar dhe vazhdon realiteti i hidhur që vitet e 90-ta nuk iu pranohen punëtorëve arsimorë si kontributdhënëse”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

festat e fundivitit policia me plan masash kalon ne gatishmeri te perforcuar 676ab01be3fea
Story i mëparshëm

Festat e fundivitit/ Policia me plan masash, kalon në gatishmëri të përforcuar

raportohet se openai gpt 5 eshte larg pritshmerive 676abc882793a
Story i radhës

Raportohet se OpenAI GPT-5 është larg pritshmërive

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë