Kontrolle të rrepta policia e Tetovës, 21 kundërvatje për një natë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë vazhdojnë me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë me aktivitete të intensifikuara kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e gjerë të Pollogut. Gjatë natës (23 korrik nga ora 24:00 deri në ora 05:00) kanë kryer kontrollin e drejtuesve të mjeteve – nëse dhe sa prej tyre kanë vozitur nën efektin e alkoolit, gjatë të cilit janë konstatuar gjithsej 21 kundërvajtje (TE-13 dhe GV-8). Nga të kontrolluarit, tek 1 (GV) janë matë më shumë se 2 promil alkool në gjak. Të gjithë drejtuesit e mjeteve shkelës janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe përkohësisht iu është revokuar patenta e shoferit dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj. Gjobat për këtë lloj kundërvajtjeje sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, varësisht nga shkalla e dehjes nga alkooli, variojnë nga 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe me masën mbrojtëse heqje të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.
Duke pasur parasysh se sezoni i dasmave dhe festave të tjera familjare, festimeve në natyrë dhe ahengjeve të tjera muzikore të të rinjve është në lulëzim të plotë në rajonin e Tetovës-Gostivarit, SPB Tetovë sërish apelon tek shoferët që të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike nëse drejtojnë automjetin, sepse alkooli ul aftësinë e tyre për të menaxhuar, përqendruar dhe rrezikon seriozisht sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu kërkohet që të mos vozitet shumë shpejt dhe të përmbahen nga fërkimi i gomave dhe çmenduri tjera gjatë natës me automjetet në rrethrrotullim e të ngjashme. SPB Tetovë do t’i sanksionojë të gjitha shkeljet pa përjashtim, ndërsa automjetet të cilat janë të paregjistruara më shumë se gjashtë muaj dhe që janë shumë të zhurmshme do të konfiskohen dhe mbahen në stacion për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për motoçikletat.

Story i mëparshëm

Ndikimi i keq i reklamave tek fëmijët

Story i radhës

Pamje nga shembja e urës në Greqi, njerëzit u strehuan nga vapa – struktura e betonit ra mbi ta

Të fundit nga