Paloka për dështimin e negociatave në PD: Kërkuan ngritjen e strukturave jashtë partisë! Donin të vendosnin veton

November 1, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka kritikuar kërkesat e grupit të Enkelejd Alibeajt pas dështimit të negociatave për të dalë bashkë me një kandidat në zgjedhjet vendore.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së mbledhjes me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Paloka tha se grupi i Alibeajt kërkonte ngritjen e strukturave të tjera jashtë partisë.

Sipas tij, në pikat që kërkonin ata, parashikohej vota unanime, çka do t’u jepte mundësinë e vetos atyre për çdo propozim që mund të bëhej në këto struktura.

Paloka: Që në ditën  e parë kanë qenë primaret. Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edha ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përoplaste për primaret. Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eleminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-sëm, nga një vit sakrificash, kërkohej eleminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime. Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t;i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë ic.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Potter me dy mungesa, Broja synon golin e parë në Champions

Story i radhës

Cadman: Vendimi i apelit për Nasim Haradinajn në fillim të vitit 2023

Të fundit nga

ShkoLartë