Palestra ”Partizan” në Çair për tre muaj gati

1 minut lexim

Për tre muaj do të përfundojë rikonstruimi i palestrës sportive Partizan në Çair të Shkupit. Dje zëvëndëskryeministri Grubi, kryetari i Komunës së Çairit Ganiu dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Mojsovki u morën vesh se me rebalancin e buxhetit do të ndahen 50 mijë euro por se i gjithë projekti kushton rreth 400 mijë euro, raporton KlanMacedonia.

“Me drejtorinë e Agjencisë për Rini dhe Sport u dakorduam që rikonstriumi i palestreës Partizan të fillojë menjëherë tash pasi që janë paraparë mjete me rebalancin e buxhetit. Pasi që bëhet fjalë për rikonstruim mund të themi që brenda 3 muaj palestra Partizan mund të jetë gati dhe të fillojnë aktivitetet sportive. Me rebalancin e buxhetit janë ndarë vetëm 3 milion denarë për punë fillestare që do të punohen pastaj në buxhet janë të paraparë mjete tjera” – tha Visar Ganiu.

Klan Maqedoni disa herë ka raportuar për gjendjen e mjerueshme në të cilën është lënë palestra. Ku gjatë dimrit punëtorë sezonal ndiznin edhe zjarr për t’u ngrohur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër mbrojtësit që janë në kontakt me Barcelonën

Story i radhës

VMRO-DPMNE-ja sot mban protestë

Të fundit nga