paga minimale si asistence haradinaj flet per 1 maj 69f4574c5101e

“Paga minimale si asistencë”, Haradinaj flet për 1 maj

May 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë në largim për, siç tha ai, përkeqësimin e kushteve të jetesës dhe punës për qytetarët e vendit.

Sipas Haradinajt, qeveritë e përgjegjshme duhet të punojnë për përmirësimin e kushteve të punëtorëve, ndërsa aktualja ka vepruar në drejtim të kundërt. Ai theksoi se qytetarët përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe një standard që mbetet ndër më të ulëtit në rajon.

Ai shtoi se paga minimale është shndërruar më shumë në një formë asistence, ndërsa paga mesatare mezi arrin të mbulojë nevojat bazike të një familjeje. Sipas tij, vështirësitë janë të njëjta si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa presioni ekonomik vazhdon të rritet.

Haradinaj vlerësoi se shumë punëtorë kanë humbur shpresën dhe se të rinjtë po e shohin largimin nga vendi si mundësinë e vetme për një jetë më të mirë.

Në fund, ai uroi të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës me rastin e Dita Ndërkombëtare e Punës, duke shprehur shpresën për ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi brenda vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bllokada e hormuzit po hap rruge tokesore alternative per tregtine 69f45667126b6
Lajmi i mëparshëm

Bllokada e Hormuzit po hap rrugë tokësore alternative për tregtinë

i paraburgosuri kapet me iphone ne ambientet e qelise sekuestrohen edhe dy aparate te tjere telefonike ne ievp durres 69f457b0cf31f
Lajmi i radhës

I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

Të fundit nga

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

Pensionet, ose sigurimi i pensioneve, kanë qenë një çështje shumë e diskutueshme në Gjermani për vite me radhë. Këtë herë, edhe Kancelari Friedrich Merz (CDU) hapi një debat serioz në këtë drejtim. “Sigurimi shtetëror me ligjor
ShkoLartë