pacolli padit shalen per shpifje dhe fyerje ministrja tregon cfare ndodhi ne gjykate 6aea3f6088954

Pacolli padit Shalën për shpifje dhe fyerje, ministrja tregon çfarë ndodhi në gjykatë

November 3, 2026
1 minut lexim

Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që ka paraqitur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se padia është ngritur për shkak të deklaratave që ajo i cilëson të pavërteta dhe akuzave të pabazuara ndaj saj.

Ajo ka bërë të ditur se, pavarësisht ftesës së gjykatës, Asdren Shala nuk është paraqitur në seancën përgatitore.

Ministrja ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën gjyqësore edhe ndaj personave të tjerë, të cilët kanë bërë shpifje dhe sulme ndaj saj.

Postim i plotë:

Sot u mbajt seanca përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që kam paraqitur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje, për shkak të deklaratave të pavërteta dhe akuzave të pabazuara ndaj meje.

​Përkundër ftesës nga gjykata, ai nuk e mori mundin të paraqitej.

​Shpifjet, akuzat dhe sulmet nuk do të kalojnë pa përgjegjësi. Në radhë janë edhe shpifësit e tjerë, pjesë e llumit politik e mediatik, me të cilët do të ballafaqohemi në gjykatë.

​E vërteta mund të vonojë, por gjithnjë triumfon.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kris jenner i dedikon fjale emocionuese vajzes se saj kendall jenner per ditelindje 6aea24340281a
Lajmi i mëparshëm

Kris Jenner i dedikon fjalë emocionuese vajzës së saj Kendall Jenner për ditëlindje

le monde jehone qendreses se studenteve ne tirane revolta e tyre nuk zbehet pavaresisht ashpersimit te represionit nga rama 6aea3fbba9b98
Lajmi i radhës

“Le monde” jehonë qëndresës së studentëve në Tiranë: Revolta e tyre nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

Të fundit nga

ShkoLartë