pacolli fton shoqerine civile te monitoroje procesin per gurethyesit 69eac7b899291

Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë procesin për gurëthyesit

April 24, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është dërguar ftesë për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve për gurëthyesit.

Sipas saj, qëllimi i kësaj nisme është rritja e transparencës dhe sigurimi i një procesi të drejtë dhe të paanshëm në këtë sektor, transmeton lajmi.net.

“Sot u kemi dërguar ftesë organizatave të shoqërisë civile me kontribut të dëshmuar në mbrojtjen e mjedisit, që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve të gurëthyesve, në zbatim të vendimit që kemi marrë për këtë sektor”, ka shkruar Pacolli.

Ajo theksoi se përfshirja e shoqërisë civile është thelbësore për forcimin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur.

“Përfshirja e tyre është thelbësore për rritjen e transparencës, garantimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për forcimin e mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur”, u shpreh ministrja.

Pacolli shtoi se institucionet mbeten të hapura për bashkëpunim me të gjithë akterët, me qëllim respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Jemi të hapur dhe bashkëpunues me të gjithë akterët, në mënyrë që të sigurojmë respektimin e plotë të ligjit dhe të ndërtojmë një proces të drejtë në mbrojtje të interesit publik”, theksoi ajo.

Ajo bëri të ditur se procesi i monitorimit është i hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e mjedisit, duke i inkurajuar ato që të aplikojnë për pjesëmarrje përmes emailit zyrtar të ministrisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prokuroria dha detaje ish kryetari i ffm se nen hetim per 660 mije euro gjykata i caktoi paraburgim per zhvatje te fondeve te uefa s 69ea996e49dfc
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria dha detaje: Ish-kryetari i FFM-së nën hetim për 660 mijë euro, Gjykata i caktoi paraburgim për zhvatje të fondeve të UEFA-s

Të fundit nga

Aksident me vd*kje në aksin Kavajë-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të mbikalimit të Gosës, një automjet i drejtuar
ShkoLartë