Pa largimin e grupeve kriminale në veri, çdo bisedë me Serbinë është humbje kohe dhe thellim në kriza të reja

October 25, 2022
min lexim

Bashkësia ndërkombëtare, në rend të parë Evropa, nëse është e interesuar dhe e vendosur që armiqësinë shekullore ndërmjet të dy popujve, atij shqiptar dhe atij serb ta zgjedhë në mënyrë paqësore afatgjate, duhet ta marrë përgjegjësinë e plotë.

Nëse e ka me të vërtetë atëherë edhe Amerikën e ka aleat. SHBA është ndër aleatët më të afërt me shqiptarët, si përkrahëse që nga themelimi, ekzistimi dhe zhvillimi i shtetit shqiptar.

Shqipëria është shteti i shqiptarëve i ndarë padrejtësisht nga Evropa në 5 shtete duke e copëtuar pa mëshirë në favor të fqinjve, njëherit armiq të përbetuar dhe grabitqarë të tokave të një populli.

Pra është shteti më i vjetër në Ballkan dhe Evropë, i përzënë më dhunë dhe gjenocid.

Për fat të keq Evropa në ndërdijën e saj nuk e pranon fajin e pa mohueshëm të copëtimit të tokave shqiptare, sipas tekeve dhe imponimeve të Rusisë staliniane, putiniane dhe, tani, duke manifestuar ende ato të meta duke i mbajtur shqiptarët të izoluar pa drejtësisht, edhe pse i respektojnë të gjitha rregullat dhe konditat Bashkësisë Evropiane.

Evropës iu desh të intervenojë me ndihma ushtarake për Ukrainën, të cilës iu bashkua edhe Amerika që në të vértetë po e mbanë edhe barrën kryesore në kuadër të forcave të NATO-s, në një luftë të pa shpallur në mënyrë indirekte me Rusinë putiniane.

Duke i aneksuar ishujt e Osetisë dhe Abkazisë në vitin 1914, u arrit një marrëveshje me Ukrainen, ku garante ishte edhe Amerika me kusht që Ukraina mos të posedojë armë atomike, ani pse e kishte, por në të njejtën kohë as Rusia kurrë mos të ketë pretendime teritoriale.

Por, strategjia e përpunuar e Putinit për ta rimarrë perëndimin-Evropën, duke i luajtur politikat e saj mashtruese e gënjeshtare, si gjithmonë, nuk e respektoi atë marrëveshje dhe tani ushtron gjenocid ndaj populates, duke shkatërruar infrastrukturë dhe vrarë popullatë civile.

Rusia po bombardon shkolla, spitale, çerdhe fëmijësh dhe kërcënon me përdorimin e bombës atomike, ani pse kohëve të fundit ka përdorur edhe armë kimike në kundërshtim të çdo Konvente ndërkombëtare.

Shtrohet pyetja e thjeshtë dhe e sinqertë se si mundën shqiptarët t’i besojnë kësaj Evrope, e cila shumë shpejt e harroi gjenocidin serb në Dardani, duke e përkëdhelur agresorin e vitit 1998/99 por edhe të tanishëm, duke tentuar që të krijojë eksese në veri për t’i sulmuar shqiptarët gjoja në mbrojtje të popullatés serbe e cila, dorën në zemër është e shantazhuar nga Vuçiqi.

Evropa, nuk po e ka guximin që ta quajë Serbinë fashiste, me emër dhe mbiemër.

Serbia, me dëshirë dhe vullnet, më parë do t’i bashkohej Rusisë së Evropës e cila, vetë e ka stëredukuar popullin e saj edhe ashtu të mbushur me nacional-shovenizëm nga ana e Millosheviqit të vazhduar nga pasardhesi e bashkpunëtori dhe Ministri i propagandës, tani në krye të Serbisë.

Dardania, edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, Evropa, heziton bile edhe duke shtuar kërkesa të reja që është një sjellje raciste.

Kjo sjellje nuk mund të kapërdihet e as të arsyetohet me asnjë argument para pjesës tjetër të botës demokratike, në rend të parë, Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si mundet Evropa të sillet në ketë mënyrë më një shtet i cili, pas gjenocidit serb të regjimit të Millosheviqit, tani pasardhesi i tij, Vuçiqi, i cili, me pa luhatjen me politikat e paraardhesit të tijë, tenton që gjoja si i “modifikuar” për paqë, do marrëveshje me shqiptarët, por sipas interesave të paprekura të Serbisë.

Vuçiq tenton të ndërhyjë në një shtet sovran përmes strukturave paralele në veri dhe forcave ushtarake të grumbulluara për rreth tërë kufirit me Dardaninë.

A ka ndonjë shtet në Evropë, qoftë edhe në botë i cili heqë dorë nga vendimet sovrane në zbatimin e ligjshmerisë dhe sigurisë sipas kërkesave apo diktateve të ndonji fqiu, i cili ka pretendime territoriale, ndëhyrje direkte në shtrirjën e sovranitetit për hirë të një pakice prej as 4% të popullatës së përgjithshme, përderisa, pakica shqiptare në Dardaninë Lindore nuk i gëzon të drejtat elementare.

Kjo po ngjan sikur në kohën e bisedimeve rreth Marrëveshjës së Daytonit në mes të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, kur Dardania(Kosova) u la jashtë.

E njëjta gjë po ndodhë sot me Dardaninë Lindore(Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc), duke e lënë një mollë sherri, e cila sot ose nesër, duhet dhe do te jetë pjesë e bisedimeve.

Ashtu siç po sillet Serbia ndaj asaj pakice shqiptare që numerikisht janë më shumë se pakica serbe në Dardani, do të jetë temë imanente e shtruar për zgjidhje ose, moment i rrezikshem për një konflikt të rrezikshëm.

Këto janë politikat e Serbisë sipas parashikimeve të “Naçertanjes” së Gorashaninit dhe ASHA-s, strategji shekullore me pjesëmarrjën e Kishës ortodokse serbe.

Pse, edhe pas shumë kërkesave nga shqiptarët e Dardanisë Lindore, të cilet ishin këto ditë në Uashington në takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit rreth të drejtave të shqiptarëve, të cilat shkelen në mënyrën më brutale dhe Evropa heshtë.

Tani, t’i kthehemi edhe njëhere Dardanisë ku, nëse Bashkësia Ndërkombëtare e merr përsipër që brenda 10 muajsh do ta pastroj veriun dhe shpëtojë popullatën serbe në veri të cilet, Vuçiqi po i përdorë si mjet kusurimi për t’ia arritur qellimit, aneksimin apo kthimin e veriut nën kontrollin e Serbisë përmes krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, ani pse në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Dardanisë, edhe pse egziston Asociacioni i Komunave në kuadër të Republikës, ku thuhet se nuk mund të ketë Asociacion njëetnik.

Me tentimin e themelimit të pushtetit të tretë në kuadër të shtetit sovran, Serbia synon që ta defunkcionalizojë, ta kontrollojë Kosovën permes Listës serbe e cila nuk e njeh atë.

A ekziston diku në rruzullin tokësor që një pakicë as 4% të popullatës së përgjithshme, t’i këtë të gjitha ato kompetenca të pa imagjinueshme për një shtet sovran dhe demokratik.

Prandaj, shtyrjet e afateve si kjo rreth tabelave për 10 muaj apo ajo rreth njohjes de jure nga Serbia në afat 10 vjeçar, është diçka që nuk do të rezultojë si veprim i qëlluar, ani pse po tentohet që më në fund të arrihet marrëvshja përfundimtare.

Dardania dhe populli i saj shqiptarë, përseri po e mbanë barrën kryesore për ruajtjen e paqes, jo vetem në Ballkan, Evropë por edhe më gjerë.

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e marrin përsipër dhe garantojnë për këto propozime në të cilat po aludon Evropa, janë e vetmja shpresë që udhëheqja dhe popullata shumicë ta pranojë.

Kemi përjetuar masakrime, vrasje e dëbime deri në gjenocid që nga 1844-1999, që rezultoi me ndarje në 5 shtete të kufizuara me shtetin amë Shqiperinë.

Kemi qenë të zhgënjyer shumë herë nga Evropa, qoftë edhe sot, prandaj, është shumë vështirë që shqiptarët ta kenë shpresën dhe besimin se vendimet do të jenë definitivisht në favorin e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Poter futet në historinë e Chelseat

Story i radhës

Nga droni lëshojnë bombën që bie mbi tankun rus, momenti kur mjeti i blinduar hidhet në erë

Të fundit nga

ShkoLartë