Pa Kosovë nuk ka Shqipëri

February 18, 2022
1 minut lexim

14 pranverat e pavarësisë së Kosovës,u festuan sot në Prishtinë, me programin e përbashkët të dyja Ansambleve të Këngëve dhe të Valleve Shqiptare (Kosovë-Shqipëri).Në sallën e Teatrit Kombëtar,u dëgjua kënga dhe u vallëzua bashkë,nën ritmin e muzikës së bukur me ritet dhe traditën kombëtare,që,nëpër vite patën afruar për artdashësit e popujve të Evropës dhe të botës.

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri!Erdhi dita të jemi kur e kur bashkë para diellit shqiptar!Nuk ka më mure të hekurta për shqiptarët dhe,ato ndarjet e padrejtësive historike!Sot,festuan ditën e pavarësisë Kosova dhe Shqipëria!Dhe,sot e gjithmonë do të festojmë e do të krijojmë vlera kombëtare të punës,të dijes,të shkencës dhe të rrafsheve kulturore për të mbajtur të freskët shpirtin e kombit shqiptar.

Sot në Prishtinë,Kosova dhe Shqipëria u bënë bashkë në shpalimet e vlerave të traditës së këngës dhe të vallës shqiptare,perla të krijuara nga gjeniu popullor dhe artistët e kombit.

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri dhe pa Shqipëri nuk ka Kosovë!Liria dhe pavarësia e Kosovës,është Udha e kombit që do të jemi bashkë në të gjitha frontët e jetës dhe,tiparët tona të kulturës do të jenë pasaporta e përbashkët kombëtare…!

Sot ,Shqipëria dhe Kosova kënduan dhe vallëzuan bashkë në Prishtinë!

Çikago,shkurt të motit 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maestro Zhani Ciko në zyrat e Ansamblit Shqiptar për ide dhe realizime të reja

Story i radhës

ShBA nxjerr shifrën e re: Ja sa trupa ka grumbulluar Rusia afër Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë