Osmani: Po tentojmë t’i evakuojmë diplomatët dhe qytetarët tanë nga Kievi

February 25, 2022
1 minut lexim

Familjet, shtetas të Maqedonisë së Veriut edhe pse kanë siguruar fleta udhëtimi nga Ambasada në Kiev, sërish nuk kanë mundur të dalin jashtë Ukrainës.

Një nga familjet është me fëmijë një-vjeçar dhe me të njëjtit siç bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komunikuar drejtpërdrejt.

“Me një familje kam biseduar unë drejtpërdrejt, me një fëmijë njëvjeçar që janë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Osmani i cili shtoi se ka realizuar bisedë edhe me ministren ukrainase që të sigurohet evakuim për shtetasit e mbetur në Ukrainë, transmeton TV21.

“Ne jemi në komunikim me Ambasadën tonë dhe për fat të keq situata nuk është e mirë, veçanërisht në Kiev. Ambasadori, diplomati dhe dy qytetarë të tjerë tanë që janë në Ambasadë pjesën më të madhe e kanë kaluar më shumë në Ambasada, aq sa as gjumin nuk e kanë bërë në shtëpitë e tyre. Përpiqemi t’i evakuojmë. Unë kam pasur disa kontaktet me kolegë, ministra të rajonit. Ka rreth 20 ambasadorë të BE-së për momentin të cilët nuk mund të dalin. Bëjmë Aranzhime që kushdo qoftë nga këto shtete që të realizojmë transport dhe t’i dërgojmë në Poloni”, tha Osmani më tej.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1333504193791338&t=0

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia rrena madhe e historisë

Story i radhës

Inteligjenca amerikane po vëzhgon nga afër aktivitetin rus në Ballkan pas agresionit në Ukrainë

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë