Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel. Gjatë vizitës, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ai do të marrë pjesë në një mëngjes pune të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Mëngjesi i punës do t’i kushtohet dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe do të mbahet në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Në mëngjes do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëskryetari i KE Josep Borrell dhe Komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhei.
Në Bruksel, Osmani do t’u drejtohet deputetëve evropian, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme – AFET, me ftesë të kryetarit të këtij Komisioni, David McAllister, dhe do të ketë takim me “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në Parlamentin Evropian, një grup i përbërë nga deputetë evropian, mbështetës në PE dhe që vijnë nga grupe të ndryshme parlamentare në PE. Gjithashtu, në Parlamentin Evropian, Osmani do të ketë takime të tjera të ndara, duke përfshirë raportuesin e Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Kuçuk, me Koordinatorin e Komisionit për Punë të Jashtme (AFET), Michael Galer, si dhe me Koordinatorin e Socialistëve, në AFET, Tonino Picula.
Programi përfshin edhe takime të Osmanit me zyrtarë të lartë të institucioneve evropiane, përfshirë Komisionerin e BE-së për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varhei, si dhe do të takohet me homologun e tij çek Jan Lipavski.
Pika kyçe e bisedimeve do të jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale dhe aktualiteti politik në vend, përmes pasqyrimit të luftës në Ukrainë. Ata do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me fokus bisedimet me Bullgarinë dhe vazhdimin e proceseve reformuese me BE-në si shenjë.
Gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, Osmani planifikon të japë një intervistë për prestigjiozin Euronews, EU-Observer dhe për agjencinë italiane – Nova.