Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Mësohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë që duke luajtur, kanë ndezur një zjarr në katin e dytë të banesës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobilieve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shtëpisë. Zjarri i favorizuar nga era, ka rrezikuar edhe përhapjes drejt banesave pasi zona në të cilën ra zjarri është një lagje me shtëpi shumë pranë njëra-tjetrës.

Krenar Gjata me bashkëshorten dhe dy fëmijët kanë dalë nga banesa pa lëndime dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Me gjithë ndërhyrjen në kohë të punonjësve të shpëtimit nga zjarri, të cilët e patën shumë të vështirë futjen me mjete në rrugicat e ngushta të lagjes, zjarri shkrumboi thuajse gjysmën e banesës së familjes Gjata.

Tashmë flakët janë lokalizuar totalisht por dëmet e shkaktuara në banesë janë të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eriksen rezulton pozitiv me COVID-19

Story i radhës

Osmani për vizitë pune në Bruksel

Të fundit nga