Osmani nga nesër në vizitë pune dy ditore në Sofje

November 6, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër do të qëndrojë në vizitë pune dyditore në Sofje.

Gjatë vizitës bilaterale, përveç takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov, Osmani do të realizojë takime edhe me Kryeministrin, Galab Donev, si dhe me liderët e partive kryesore politike, të përfaqësuara në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë: Bojko Borisov nga GERB, Kiril Petkov nga Vazhdojmë me Ndryshimin, Mustafa Karadaj nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, Kornelia Ninova nga Partia Socialiste Bullgare, Hristo Ivanov nga Bullgaria Demokratike dhe Stefan Janev nga Ngritja Bullgare.

Në takime pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Protokolli dhe Marrëveshja e Miqësisë, sfidat aktuale gjeopolitike dhe aleanca në NATO, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në kuadër të vizitës bilaterale, Osmani së bashku me nikoqirin, Milkov do të marrin pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, në Sofje, me temë “Promovimi i kapitalit konstruktiv në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtëna armësh në Philadelphia, nëntë të lënduar – sulmuesit shkrepën mbi 40 plumba

Story i radhës

RMV, ende nuk është publikuar shpallja për racione të subvencionuara studentore

Të fundit nga

ShkoLartë