Osmani: KE-ja do të furnizojë gaz dhe naftë për Maqedoninë e Veriut aq sa do të ketë nevojë

March 26, 2022
1 minut lexim

Këshilli Evropian mbrëmë ka sjell vendim për furnizim kolektiv të gazit dhe burime tjera të energjisë në emër të vendeve anëtare të BE-së me qëllim të ulet varshmëria nga gazi dhe nafta ruse, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor për herë të parë janë përfshirë në këtë mekanizëm, ka informuar sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sipas tij, kjo do të thotë se sado që vendi të ketë nevojë për gaz dhe naftë KE-ja do të furnizojë në emër tonë.

“Nëse ju kujtohet kur KE furnizonte vaksina për vendet anëtare, ne nuk ishim të përfshirë në këtë furnizim kolektiv të vaksinave në fillim. Tani KE-ja vendos ashtu siç duhet dhe jemi të përfshirë në mënyrë të barabartë, ashtuqë mendoj se tek ne do të ndikojë në varshmëri të zvogëluar”, ka thënë Osmani në brifingun e sotëm të rregullt me mediat.

Poashtu, ka shtuar Osmani në këtë mënyrë fitojmë në çmim, pasi siç shtoi “kur blini më shumë sasi kuptohet që edhe çmimi është më i ulët”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U mbajt Akademi përkujtimore për dëshmorin Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

Story i radhës

Kovaçevski: RMV i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit

Të fundit nga

ShkoLartë