osmani franca mbeshtet procesin e integrimit te rmv se ne be 61faa50adfe95

Osmani: Franca mbështet procesin e integrimit të RMV-së në BE

February 2, 2022
1 minut lexim
273163983 500956781385648 1711160711858401151 n

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar me Isabelle Dumont, Këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Në një postim në Facebook, Osmani thotë se Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Franca dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur perspektivat evropiane në rrugëtim të përbashkët, duke krijuar bazë për Evropë më stabile, më efikase dhe më të sigurt. Për ne është shumë e rëndësishme që Franca e përkrahë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde qartazi të vendosura pa humbur kohë”.

“Bashkëpunimi i përforcuar ekonomik dhe bilateral, si dhe aleanca në NATO janë standarde shtesë për të cilat i drejtohemi njëri tjetrit për përkrahje dhe bashkëpunim”, ka shkruar Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjermania ndalon transmetimin e kanalit shteteror rus rt de 61faa2efd892b
Story i mëparshëm

Gjermania ndalon transmetimin e kanalit shtetëror rus RT DE

regjistrimi i popullsise ja kur priten rezultatet zyrtare 61faa674963af
Story i radhës

Regjistrimi i popullsisë, ja kur priten rezultatet zyrtare

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë