Regjistrimi i popullsisë, ja kur priten rezultatet zyrtare

Deri në fund të muajit mars Enti Shtetëror për Statistika do t’i publikojë rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Drejtori i Enti Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, për TVM2 thotë se aktualisht po punohet në kontrollimin dhe grumbullimin e të dhënave nga terreni. Nuk zbulon detaje se sa për qind të materialit është i përpunuar, përveç se thotë se gjithçka shkon sipas dinamikës së parashikuar të përpunimit të dhënave.

“Afati i fundit për publikimin e rezultateve përfundimtare të regjistrimit është deri më 31 mars dhe të gjitha operacionet tona vijojnë në drejtim të respektimit të këtij afati, kur ne do të mund t’i shpalosim rezultatet përfundimtare. Në këto momente nuk mund të flasim se sa për qind të materialit e kemi përpunuar, por mund të themi se jemi duke punuar sipas planit të parashikuar… Edhe përkundër vështirësive të mëdha me pandeminë, nuk presim të ketë ndërprerje të procesit të kontrollimit dhe grumbullimit ose shtyrjen e afatit për publikimin e rezultateve.”,- deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski.

ESHS nuk do të bëjë shpallje preliminare të rezultateve, por do të publikojë zyrtarisht vetëm rezultatet përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë vitin e kaluar. Andaj Simovski heziton të shpalosë çdo gjë jozyrtare.

“Jo, unë personalisht nuk kam asnjë lloj informacioni për rezultatet jozyrtare të regjistrimit të popullsisë. Atëherë kur do t’i kemi informacionet zyrtare ne do të dalim dhe do të shpalosim para tërë opinionin. Në këto momente jemi duke bërë edhe shumë kontrolle të të dhënave nga terreni. Ky është një sistem i cili kërkon kohë dhe vëmendje të madhe gjatë kontrollimit të këtyre dhënave. Për shembull, nëse ju duhet të korrigjoni një gabim, ky gabim pasi që korrigjohet, po paraqet një tjetër gabim të fshehtë, andaj themi se duhet me kujdes të madhe jemi duke i kontrolluar të dhënat…”,- tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski.

Duke nisur nga mësimet e së kaluarës lidhur me procesin e regjistrimeve, Simovski thotë se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga askush.

“Absolutisht nuk kemi asnjë lloji presione nga askush, as nga opozita e as nga pushteti. Ne jemi duke punuar punën tonë në mënyrë profesionale, dhe askush deri më tani nuk ka tentuar të na bëjë presion.”,- theksoi drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski.

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive u realizuar prej 5 deri më 30 shtator 2021. Paralelisht nga 1 marsi deri më 30 shtator u vetregjistrua në formë elektronike edhe mërgata, dhe rezultatet edhe për të po ashtu duhet të publikohen deri në fund të muajit të ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Franca mbështet procesin e integrimit të RMV-së në BE

Story i radhës

VOA: Arrestohet personi i dyshuar për kërcënimeve ndaj prokurorëve maqedonas

Të fundit nga