Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e quajti lajm të rremë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se drejtori i protokollit që ka dhënë dorëheqje, do të shkojë për ambasador në Moskë, përcjell TV21. Osmani tha se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje mes vete.
“Ne duheshte të dërgojmë ambasador në Moskë diku në fillim të vitit, i kaloi të gjitha procedurat, por pastaj ndodhi agresioni në Ukrainë dhe ne vendosëm që të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe mos të dërgojmë ambasador, për shkak se ishte pa detyrë, e emërova si drejtor të protokollit dhe e kryente atë funksion deri tani, ditën që ndodhi ai incident, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi direkte, më është lajmëruar dhe më ka thënë se nën përgjegjësi morale unë kërkoj të shkarkohem nga funksioni i drejtorit. A do të dërgojmë ambasador në Moskë dhe kur, kjo do të jetë vendim politik në varësi se si do të vlerësojmë se për OSBE-në duhet të kemi komunikim edhe me Federatën Ruse”, tha mes tjerash Osmani.