Osmani dhe Mariçiqi nesër në Paris

February 1, 2022
1 minut lexim

Zëvendës Kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër (e mërkurë, 2 shkurt 2022) do të qëndrojnë për vizitë pune në Paris, ku do do të realizojnë takim me Kleman Bon, Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, si dhe do të takohen edhe me Isabella Dumon, Këshilltaren Diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në fokus të të bisedimeve do jetë dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, nën prizmin e Presidencës aktuale franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa pritet të shkëmbehen mendime edhe për sfidat e tjera aktuale rajonale dhe globale.

Gjatë vizitës është paraparë takim edhe me Senatorin, Rober Badenter.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende

Story i radhës

Bashkia e Shkupit: Borxhet për ujë mund të paguhen me këste pa llogaritjen e interesit deri më 15 mars

Të fundit nga

ShkoLartë