Bashkia e Shkupit: Borxhet për ujë mund të paguhen me këste pa llogaritjen e interesit deri më 15 mars

Ndërmarrja publike „Ujësjellës dhe Kanalizim“ realizon aksion me të cilin borxhet që kanë personat fizikë dhe juridikë ndaj ndërmarrjes mund të paguhen në këste pa llogaritjen e kamatës.

“Aksioni për shlyerjen e borxheve në këste pa llogaritjen e kamatës për personat fizikë dhe juridikë është me afat kohor të caktuar, duke filluar që sot (01.02.2022), deri më 15.03.2022. Me këtë aksion të gjithë përdoruesve u mundësohet që të paguajnë borxhet deri në 24 këste, në varësi të vlerës së borxhit”, thonë nga Bashkia e Shkpit.

Ata shtojnë se të gjithë përdoruesit e interesuar të cilët kanë borxhe të prapambetura ndaj ndërmarrjes, në periudhën e lartpërmendur duhet të aplikojnë për lidhjen e kontratave për pagimin e borxheve pa llogaritjen e kamatës për pagimin me vonesë. Ndërmarrja u bën apel qytetarëve, për shkak të pandemisë Kovid, të respektojnë të gjitha protokollet të cilat zbatohen gjatë vizitave në ndërmarrje nga ana e përdoruesve për lidhjen e kontratave.

Për informacione shtesë për përfitimet nga ky aksion qytetarët mund të drejtohen në: 02 3073 010 Qendra Kujdestare Informative, 02 3240 300 Drejtoria ose [email protected]

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani dhe Mariçiqi nesër në Paris

Story i radhës

Се расчистува снегот во општина Кисела Вода

Të fundit nga