osmani 9 maji nuk eshte vetem simbolike e ardhmja e rmv se eshte ne be 69fd0e6cf37ce

Osmani: 9 Maji nuk është vetëm simbolikë, e ardhmja e RMV-së është në BE

May 8, 2026
1 minut lexim
bujar osmani 1

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, prej ku ka dërguar mesazh për bashkim rreth agjendës evropiane të vendit.

“Ky 9 Maj nuk është vetëm simbolikë. Sot më qartë se kurrë po ndahen rrugët mes atyre që e sabotojnë integrimin evropian dhe atyre që besojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka theksuar se integrimi evropian nuk duhet të shihet si temë partiake apo etnike, por si orientim strategjik i shtetit.

“Evropa nuk është çështje partie apo etnie. Është orientim strategjik, sistem vlerash dhe garanci për stabilitet, drejtësi dhe zhvillim”, është shprehur Osmani.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment kur kërkohet mobilizim më i gjerë politik dhe shoqëror në mbështetje të procesit eurointegrues.

“Prandaj, kjo është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, të bëhemi pjesë e frontit për integrimin evropian”, ka porositur ai.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv kryeministri i pare bekim sali merr pjese ne mbremjen e organizuar nga delegacioni i be se per diten e evropes 69fd0d21e5e28
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Delegacioni i BE-së për Ditën e Evropës

Të fundit nga

ShkoLartë