Kolona e 5-stë është shprehje e cila u përdorte nga një grup njerëzish në mënyrë të organizuar dhe masovike, por në fshehtësi për të zbatuar veprimtari subversive kundër shtetit ose regjimit, duke u prezantuar rrejshëm sikur qytetar lojal por, në të vërtetë, e mbajnë opsionin e armikut.
Kjo dukuri është paraqitur në fillim të luftës qytetare spanjolle në vitet 1936.
Shkrimtari, Ernest Hemingëay, e ka shfrytëzuar si titull për dramën e tij, Kolona e 5-stë.
Në Kroaci në fillim të luftës së II-të Botërore është përdor si eufemizëm për qytetarët e nacionalitetit serb ku edhe ka marrë përmasa më të gjëra.
Në udhëkryqet në të cilët gjendet Dardania, në vend se spektri politik të jetë unik në çështjet madhore kur po bisedohet e nuk po përfundohen bisedimet me Serbinë, sa për fajin tonë nga e kaluara kur ish pushtetarët nënshkruan marrëveshje të dëmshme me pasoja afatgjata negative duke i komplikuar gjërat edhe ashtu të koklavitura kur është në pyetje Serbia e cila, armen dhe strategjinë kryesore e ka gënjeshtrën, mashtrimin, shtrembërimin dhe mohimin e gjithçkaje që është dakorduar, pushteti i tanishëm është në gjendje të pa volitshme.
Sepse, sado qe të jesh njohës i mirë i rrethanave historike dhe posaçërisht aktuale. Sado qe të jesh i guximshëm, sepse e drejta është në anën tënde, sado qe nuk je i shantazhuar as i kapur për të mbajtur peng, ama, të bëmat e ish pushtetarëve dhe koncesionet ndaj Serbisë, Kryeministrit Kurti po i dalin pengesë e pa kapërcyeshme dhe, Vuqiqi po e sulmon më armen të cilën ia kemi dhënë vetë dhe, po e akuzon se “Dardania nuk është gatshme për bisedime, se nuk po i zbaton marrëveshjet, ani pse, është e kundërta.
Zakonisht në një situatë të tillë të tendosur dhe të shqetësuar nga provokimet e fqinjit tonë armik shekullor dhe i sotit, në kohën kur qeverisë i duhet ndihmë, nëse nuk janë në gjendje t’ia ofrojnë, bile, mos te dalin në anën e armikut, sepse, shtrohet pyetja: për kënd po punojnë kundërshtarët politik, jo vetëm opozita por, kori i përbashkët dezinformativ, propagandues sikur të ishin të kurdisur më qellim që, pa marrë parasysh se në çfarë situate politike e të sigurisë jemi, qëllimi i kolonës së 5-stë, është që kjo qeveri të dështojë. Kuajt i shkon në interes dështimi?
Po, nëse kjo qeveri po e rrezikon tërësinë territoriale dhe sovranitetin ashtu siq vepruan paraardhësit kur, i falën 8200 hektar Malit të Zi, kur, ishin në negociata të fshehta rreth ndryshimit-korrigjimit të kufijve pas shpalljes së pavarësisë, sikur, mos të zhvilloheshin bisedime të fshehta rreth këtyre iniciativave në dëm të Republikës së Dardanisë nga treshja famëkeqe, Vuqiq, Rama, Thaqi, atëherë, ishte dashtë të ftohet populli dhe ta rrëzojë një qeveri të tillë që për fatkeqësinë e këtij vendi, jo vetëm që heshtet por, i votuat ato vendime.
Tani, habitem se, sa të zëshëm janë të shprehem ashtu për çështje të cilat, krahasuar më udhëheqjet e kaluara, janë të pa dukura.
Të kuptohemi, duhet të jenë shumë të qarta.
Nuk përkrahu kurrfarë keqpërdorimi, abuzimi, tentim dezinformimi, gënjeshtra në dëm të shtetit dhe qytetarit, mashtrimet dhe deklarimet sipërfaqësore pa baza dhe prova sepse, ato, janë veprime armiqësore ndaj vendit më të cilat tentohet të krijohet mjegulli, defetizëm, pa siguri dhe frikë.
Qeveria, për të qenë ne nivelin e duhur, duhet të jetë transparente, posaçërisht kur kori dezinformativ e qëllimkeq është aq aq aktiv që, dezinformatën ta plasojnë sa ma shpejtë si të vërtetë dhe, krejt kjo, kur në një situatë në të cilën gjendet Dardania, në mes të kërcënimeve serioze duke krijuar momente destabilizues dhe ndikim negativ psikologjik, Kolona e 5-stë, i realizon qëllimet e veta djallëzore.
Kur i shikoni emisionet të ashtuquajtura televizive lokale më (b)analist politik e opinionistë të cilët, në bazë të paraqitjeve dhe teorive të cilat ata i “zbërthejnë”, edhe pa i prezantuar se nga të cila parti vijnë, mund t’i identifikoni se nga i cili udhëheqës partiak janë të dirigjuar për t’i mbrojtur “ politikat” e tyre të cilët ata i paraqesin zëshëm dhe “ me argumente” ne debatet televizive dhe gjatë intervistave të shpeshta të tyre në portalet të financuara nga kush e dinë por jo legale dhe jo transparente e në kundërshtim me kodin e informimit publik.
Kush janë më të zëshmit të cilët kërkojnë përgjegjësi po për të njëjtat gjëra të cilat i kanë bërë vet sa ishin në pushtet dhe “kërkojnë zgjedhje” sa më të shpejtë, dënim dhe marrje masash ligjore.
Shumë nga ato, janë pasojë dhe filozofi politike të instaluar në të gjitha levat e shtetit sipas asaj, bënë zhurmë e mos kryej asgjë.
Është për çdo habi, ani pse, askush nuk është kundër reagimeve për çfarëdo dyshimi qe e kanë si opozitë, shoqëri civile apo mjetet e informimit por, si heshtën që të gjithë këta për të gjitha ato afera të cilat, po t’i renditja këtu, duhet shkruar një libër të tërë.
Opozita “ konstruktive e bashkuar”, është duke bashkëpunuar kundër interesave të shtetit, kundër sigurisë së tij, kundër forcimit dhe shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së tërësisë territoriale, qoftë edhe me propozime se, për të arritur marrëveshje me Serbinë, edhe sot thuhet si më parë se, i duhet dhënë diçka. Merreni më mend në vitin 2022.
Bashkëpunojnë më kryeministrin Shqiptar i cili, heshtë ndaj Serbisë, nuk dëbojë ambasadorët rus nga Shqipëria, ende kokrrizat më Ballkanin e hapur, duke i përcjellë hapat e Vuqiqit, përderisa për Dardaninë, asnjë fjalë në mbrojtje të sajë, qoftë politikisht qoftë, edhe nëse kërcënohet nga fqinji verior, nuk jep shenja se do t’i dal në ndihem.
Shtrohet pyetja se, nëse Serbisë i vendosën sanksione ekonomike që gjithsesi duhet, si të veprohet ndaj Shqipërisë së Edi Ramës.
Amerika, e paralajmërojë Serbinë, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Evropa, atëherë, ku të radhitet Shqipëria në bazë të heshtjeve të sajë.
Megjithatë, dua ta përgëzojë Ambasadorin Shqiptar në KS të OKB-së zotin Ferit Hoxha i cili, më paraqitjen e tij, më la përshtypje sikur mos të jetë në kuadër të Qeverisë Rama.
A mund të llogarisë Dardania në mbështetjen politike e ushtarake larg qoftë në rast nevoje, nga Edvin Kristaq Rama?!
Si të kuptohet se, e gjithë opozita i është lëshuar në krah të Ramës. Do të ishte në rregull dhe gjë e mrekullueshme sikur kryeministri Shqiptar të ishte ai i cili fatkeqësisht, nuk është.
A mund të thuhet se, Vuqiqi dhe Rusia, e kanë kryeministrin shqiptar në anën e tyre. Deri në këto momente, nuk na bindi për të kundërtën.
Si mund të heshtet kur, në emër të demokracisë dhe opozitarizmit dekonstruktiv, jemi në gjendje që, për inate personale, epshe karrieriste, të bëjnë lëshime të dëmshme, vetëm për të ardhur në pushtet.
E kam bindjen, qofsha i gabuar se, po t’u kërkonte bashkësia ndërkombëtare qe, po qe se vijnë në pushtet do t’i pranoni ato koncesione të cilat janë të pa pranueshme, jam i bindur se do t’i pranonin.
Në një anë për të ardhur në pushtet dhe ma kryesorja, për t’i ikur përgjegjësisë duke i vendosur njerëzit e tyre në vendet kyç të sistemit gjyqësor e prokurorial siç kanë vepruar sa kanë qenë në pushtet dhe t’i shpëtojnë përgjegjësive të të gjitha dukurive: krim, korrupsion, pasurim jashtë ligjor, vjedhje shtetërore, aferave të ndryshme dhe, këtu qëndron esenca e krejt këtyre britmave për çdo gjë e për asgjë por, me qëllim qe në popull ta paraqesin veten “ luftëtar të, gjoja keqpërdorimeve të cilat, edhe nëse ka, as përafërsisht nuk janë më ato të cilat i bënë për 20 vite sa ishin në qeverisje në koalicione secili duke e përfshirë edhe Listën serbe.
Pafytyrësia e tyre, shkon edhe më larg. Bëjnë vetë promovimin, vetë propozimin për poste shtetërore, duke u nisur që nga i pari i shtetit, kryeministrit, duke i lënë anash akuzat më të cilat ngarkohen që në rast të zbatimit të vetingut, kam frikën se nuk do të kemi kandidat për poste të larta shtetërore, si dhe, për prokuror e gjykatës.
Shtrohet pyetja se, kah po na rrjedhin informatat e sekretit të lartë shtetëror.
Pse e kemi ne aktin e spiunazhit, tradhtisë dhe bashkëpunimit më armikun.
Në portalet në gjuhen shqipe, qoftë të shkruara apo vizuale, njerëz të paguar haptas deklarohen për shumë gjëra në bazë të bashkëpunimit më armikun dhe, as nuk turpërohen e as frikohen.
Ata njerëz janë ne mesin tonë, fatkeqësisht edhe në institucione të niveleve të ndryshme.
Po shpresojë dhe besojë së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të na shpëtojnë sepse, përfundimisht e kanë kuptuar së kush është Serbia dhe, më në fund nuk do të na trajtojnë si më parë duke menduar se gjoja ne “nuk jemi bashkëpunues”.
Ndërsa Evropa, sipas asaj se, kur nuk ke çka i bënë gomarit, i mëshon samarit, na kanë sjellë në ketë situatë jo të barabartë duke u na drejtuar, si neve si Serbisë më ato porosinë bajate e stereotipe: përmbahuni nga deklaratat nxitëse.
Zotëri të BE-së, për çka të përmbahet Dardania, që mos të frymojë, përderisa Serbia, në baza ditore na e drejton armën duke gjuajtur në forcat policore që për fat, nuk pati viktima.
Tani sa duket, edhe Evropa është e vendosur që, Vuqiqit t’ia heq karrigen, sepse, edhe në karrige të Evropës edhe të Rusisë, nuk mund të ulët.
Nëse nuk e bënë këtë, atëherë, Ballkani Perëndimor mund të jetë një Ukrainë e ardhshme, siç tha, edhe zoti Daniel Server sot në një paraqitje të tij.