Onischenko i befasuar që po i merret shtetësia e RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurë për marrjen e nënshtetësisë biznesmenit Oleksandr Onischenko.

Marketing

Në një prononcim për “Sloboden Pecat”, Onischenko tha se është i befasuar, pasi aplikimin e ka bërë me dokumente valide.

“Në shtetësinë time nuk ka mashtrim asnjë gram. Nuk e di çfarë të them. Kërkuan nga unë ta prezantojë Maqedoninë dhe të ndihmoj për organizimin e Lojërave Olimpike. Nëse nuk duan, unë do ta bëjë këtë në mënyrën time. Këtë Federata e ka kërkuar nga unë”.

“I kam dhënë të gjitha dokumentet zyrtare gjatë aplikimit. Pasaportën time ruse dhe certifikatën nga libri amë. Kam edhe pasaportë ruse edhe ukrainase. Kur kam aplikuar për shtetësi të RMV-së e kam bërë me pasaportën ruse. Unë jam person zyrtar dhe nuk mund të kem dokumente jo valide”, tha Onischenko.

Ndryshe, mësohet se Agjencia për Siguri Kombëtare ka filluar procedurë për shqyrtimin e dhënies së shtetësisë për të gjithë personat e veçantë kulturor, sportiv ose shkencor, për të parë nëse ka lëshime të tjera.

Marketing

Story i mëparshëm

Bazuar në shenjën e horoskopit, ja se si jeni ju në rolin e vëllait dhe motrës

Story i radhës

Ahmeti përgëzon Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes: Koha që t’u jepet fund kontesteve

Të fundit nga