Ahmeti përgëzon Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes: Koha që t’u jepet fund kontesteve

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve për targat mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se kështu bëhet hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë.

Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!

https://www.facebook.com/photo?fbid=677318833762242&set=a.465898708237590
Story i mëparshëm

Onischenko i befasuar që po i merret shtetësia e RMV-së

Story i radhës

Ikja e mjekëve dhe rreziku me të cilin mund të përballet Ministria e Shëndetësisë, ish-ministri kërkon urgjent të realizohet kjo gjë!

Të fundit nga