Këshilltari i Kurtit: BE-ja duhet t’i heq masat, që të mos dëmtohet kredibiliteti i një organizate demokratike

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit, nga këshilltari politik i Zyrës së Kryeministrit, Jeton Zulfaj, po konsiderohen të pa drejta dhe absurde.

Zulfaj ka thënë se vendosja e masave ndaj Kosovës ishte gabim i BE-së dhe se ato dehet që të hiqen sa më parë.

Sipas tij, BE-ja duhet ti heq këto masat në mënyrë që të mos dëmtoj kredibilitetin e saj si një organizatë ku ka demokraci, të drejta të njeriut e sundim të ligjit.

“Nëse e rikujtoni se si janë vendosur këto masa për shkak të situatës eskaluar në veri të Kosovës si rezultat që kryetarët shkuan në vendin e tyre të punës, një vit pas edhe dy kryetarët tjerë shkuan në vendin e tyre të punës. Në mënyrë të qetë, pa incidente dhe pa protestë, pra kemi një situatë krejt tjetër, ka qenë veprimi jonë i drejtë atëherë e masat e pa drejtat në atë kohë. Pra zgjedhjet që u organizuan tash për ti shkarkuar kryetarët aktual e që dështuan sepse nuk u arrit pragu janë tregues që situata atëherë nuk ishte për masa ndaj Kosovës por për ti mbështetur kryetarët të cilët dolën nga zgjedhjet e njohura nga shtetet e QUINT-it për shkak se komuniteti serb në Kosovë u detyrua që ti bojkotojë me presionin e Serbisë. Ato masa ishin të pa drejta dhe u vendosen gabimisht, kurse sot janë absurde dhe i takon BE-së që t’i heq ato sa më shpejt në mënyrë që të mos e dëmtoj kredibilitetin e BE-së si një organizatë ku ka demokraci të drejta të njeriut e sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Këshilltari politik i Kurtit ka thënë për Eo se si Qeveri kanë takime të vazhdueshme me institucionet e BE-së dhe se kërkesat e tyre ndaj tyre kanë qenë gjithmonë që këto masa të hiqen.

Ai ka shtuar se Kosova është duke u përballur me agresion nga Serbia, dhe sipas tij, në vend që BE-ja të mbështet një shtet demokratik (Kosovën) ajo vendos masa, që ai i cilëson si absurde.

“Ne kemi takime të vazhdueshme me institucionet të ndryshme të BE-së siç e keni parë janë edhe publike dhe kërkesa jonë ka qenë vazhdimisht ndaj institucioneve të ndryshme që ato te hiqen sa më parë. Por mendoj që përgjigjen e kanë dhënë ata publike sa i takon BE-së, ne po presim që BE ti heq ato sa më parë, sepse janë absurde. Sigurisht ne nuk marrim vendim për BE-në, por jemi në një proces ku përball e kemi një shtet autokratik me një autokraci në rritje i cili kërcënon Kosovën dhe tenton që të shkaktoj tensione herë pa here. Në vend që të mbështetet shteti demokratik, e zhvillimi e progresi në Kosovë, të vendosen masa është absurde, ato duhet të hiqen sa më parë”, ka thënë ai.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës një vit më parë përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Story i mëparshëm

Krijesa të çuditshme “komplekse” u shfaqën në tokë 500 milionë vjet më parë, shkencëtarët zbulojnë arsyen

Story i radhës

Dashtevski: Deri në ora 09:00, për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 25.132 qytetarë

Të fundit nga