Hapaja e pikes së përbashkët mes Kosovës dhe RMV-së edhe pse premtua se të filloj në zbatim gjatë këtij muaji, ende asgjë konkrete. Zv. Kryeministri Izet Mexhiti I cili kishte premtuar më herët tani nuk jep afate.
Premtimi për hapjen e “One Stop Shop” në kufirin me Kosovën, i paralajmëruar për muajin janar, ende nuk është realizuar. Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të përballen me kolonat e gjata në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, sidomos gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia.
Pavarësisht se Izet Mexhiti deklaroi sot se grupet punuese janë në përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti, ai nuk dha një datë konkrete për realizimin e tij, duke shtuar edhe Tabanovcën si një pikë të mundshme për këtë sistem.
Kujtojmë se dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët që u mbajtë së fundi në kosovë u dakorduan për një pike të përbashkët kufitare për të cilën thane se do të zbatohet në fillim të këtij viti. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN