OKB: Mbi 6 mijë civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

October 21, 2022
1 minut lexim

Sipas autoritetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë më shumë e 6,000 civilë dhe numri më të jetë edhe më i lartë se sa mund të llogaritet tani.

“Që nga 18 tetori, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 15,956 viktima civile: 6,322 të vrarë dhe 9,634 të plagosur që nga 24 shkurti,” është shprehur, Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme për çështjet politike dhe ndërtimin e paqes, gjatë fjalës së saj në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Ajo shtoi se në luftë “janë vrarë të paktën edhe 397 fëmijë”.

DiCarlo tha gjithashtu se OKB-ja është e shqetësuar edhe për shkatërrimin e infrastrukturës kritike të energjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Miratohen tri marrëveshje rajonale, Bregu: Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes shemb murin e fundit të vizave në rajon

Story i radhës

Bajrami me Empolin nuk i rezistojnë Juventusit 

Të fundit nga

ShkoLartë