OKB: Afro 100,000 persona janë zhvendosur nga konflikti në Ukrainë

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se afro 100,000 persona në Ukrainë janë larguar nga shtëpitë e tyre, që prej se Rusia nisi operacionin ushtarak ndaj këtij shteti në mëngjesin e 24 shkurtit.

Ndërkaq, mijëra persona të tjerë janë larguar nga Ukraina.

“Ne besojmë se afro 100,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë zhvendosur brenda shtetit.

Ndërkaq, dhjetëra-mijëra të tjerë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtar”, tha për AFP, zëdhënësja e UNHCR, Shabia Mantoo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 25 shkurt

Story i radhës

Imazhe tronditëse të ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur – A është kjo lufta që dëshironte Putini?

Të fundit nga