Ngjarjet e datës 25 shkurt

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport prezanton analizën për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. (Zyrat e GLPS, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi. (Salla plenare e Kuvendit, ora 11:00)

Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 12:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lleshaj: Kjo është luftë e Putinit për t’i realizuar ambiciet dhe frustrimet e tij, nuk do ketë sukses

Story i radhës

OKB: Afro 100,000 persona janë zhvendosur nga konflikti në Ukrainë

Të fundit nga