NYT: Ukraina planifikon të evakuojë Kievin në rast se mbetet plotësisht pa energji elektrike

1 minut lexim

New York Times raporton se Kievi po bëhet gati për evakuim të plotë, nëse plotësisht mbetet pa energji elektrike.

Fjala është për qytetin prej 3 milionë banorëve, e tashmë ekziston plani i plotë për këtë opsion të pabesueshëm, transmeton Telegrafi.

Nga bombardimet ruse tashmë është shkatërruar rreth 40 për qind e infrastrukturës energjetike.

“Nëse Rusia vazhdon me këso sulmesh, është e qartë se mund të mbesim plotësisht pa energji elektrike”, tha Roman Tkachuk, zyrtarë i lartë i qeverisë ukrainase.

Nëpunësve të këtij qyteti i është bërë e ditur se do të kishin rreth 12 orë kohë që përgatiten për largim.

Megjithatë, aktualisht situata sipas tij është e tillë që akoma nuk mund të aplikohet ky evakuim.

E nëse plotësisht mbesin pa energji, natyrisht se kjo do të sillte një numër të madh të probleme tjera.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga pjesëmarrja në “BBVIP” dhe deri tek marrëdhëniet me Dj PM, rrëfehen si asnjëherë Sarah Berisha dhe motra e saj

Story i radhës

Ndjeni një aromë të fortë në trupin tuaj, ndryshe nga e zakonshmja? Ja nga çfarë mund të vijë

Të fundit nga