Ky mund të jetë fund-sezoni më i çmendur në futbollin italian në vitet e fundit.
Gabimi i skuadrës së Inter në ndeshjen ndaj Torino tani edhe matematikisht lë diferencë vetëm shtatë pikë mes pozitës 1 dhe 4 në tabelën e Serie A.
Inter kishin mundësinë të tejkalonin Milanin me një pikë nëse fitonin dy ndeshjet që kishin në dorë, por ata luajtën baras sot, dhe nga kjo xhiro, Milan është lidere e kampionatit.
Milan ka 29 ndeshje dhe ka grumbulluar 63 pikë, tri më shumë sesa Napoli që ka luajtur po ashtu 29 ndeshje.
Inter ka 28 ndeshje të zhvilluara dhe ka arkëtuar deri tani 59 pikë, duke mbajtur pozitën e tretë.
Juventusi ka 56 pikë të fituara në 29 ndeshje, shtatë më pak sesa Milani që është në pozitën e parë.
Matematikisht, ‘Zonja e Vjetër’ qëndron në garën për titullin e kampionit në Serie A.
Garë e ashpër është edhe nga pozita pesë deri në pozitën tetë, ku ndajnë vetëm dy pikë.
Kampionati i Serie A këtë edicion po del të jetë më interesanti në vitet e fundit.