Nuredini zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të vendeve të BE-së

June 3, 2022
1 minut lexim

Në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për një planet të shëndetshëm, Stokholm +50, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takime intensive pune me përfaqësues të lartë të vendeve të BE-së. Në takimin me ministrin Norvegjez për Klimën dhe Mjedisin Jetësor, Espen Barth Eide, ministri Nuredini falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e dhënë në zbatimin e njërit prej projekteve më të mëdha për trajtimin e mbeturinave historike në Maqedoninë e Veriut, pastrimin e mbeturinave të rrezikshme nga ish-gjigandi industrial Ohis, ata gjithashtu diskutuan edhe për realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ministri Nuredini u takua gjithashtu edhe me Komisionerin e BE-së për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin Virginius Sinkevicius dhe zëvendëskryeministrin bullgar Boris Sandor me ç’rast biseduan për gjendjen e mjedisit jetësor dhe theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar me Bullgarinë drejt arritjes së synimeve kombëtare dhe evropiane, si dhe ambiciet e mëtejshme.

Gjithashtu, ministri Nuredini u takua edhe me Sekretaren e Shtetit të Zvicrës Catherine Schneberger, ku biseduan për mbështetjen e dhënë nga Qeveria zvicerane për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së natyrës përmes Programit për Mbrojtjen e Natyrës dhe përfshirjen e tyre në proceset për shpalljen e Osogovës dhe Maleshevës për zone të mbrojtur, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme për menaxhimin e mbeturinave, veçanërisht në Pollog.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bytyqi paralajmëron masa të reja të Qeverisë, bizneset që kanë rritur shumë çmimet do të sanksionohen

Story i radhës

Vetëm një futbollist merr sot pagë më të lartë se LeBron James

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë