Bytyqi paralajmëron masa të reja të Qeverisë, bizneset që kanë rritur shumë çmimet do të sanksionohen

Masat antikrizë që po i paralajmëron Qeveria nuk do ti përfshijnë të gjithë qytetarët. Por, ato do të jenë të targetuara. Kështu bëri me dije zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, raporton SHENJA.

Ai gjithashtu u bëri apel bizneseve që kanë rritur çmimet, që të kenë kujdes pasi do të sanksionohen.

“Masat antikrizë janë të lidhura me rebalansin e buxhetit. Gjithsesi ne kemi thënë se masat anti krizë nuk mund më siç ishin në periudhën e Covidit, nuk mund të jenë të përgjithshme. Ekziston periudha kur në mënyrë të përgjithshme merren masa të ndryshme, por ata më shumë kanë efekte negative se sa pozitive. Ne kemi ndarë pothuajse 73 milion euro për masa antikrizë, të cilat do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe eventualisht për bizneset të cilat janë të goditura. Ajo çfarë sot mund të them është që përskaj masave antikrizë ne po përcjellim këto tre ditë ndodhitë në tregun e lirë dhe një porosi gjithë bizneseve dhe atyre të cilët operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre jo etike dhe jo e moralshme do sjellë pasoja ndaj mënyrës së si ata funksionojnë se është e pamundur të pranojmë që mund të ketë në dy ditë rritje të këtillë të 20% të çmimeve të produkteve, kur kosotoja e të njejtit product për 24 orë nuk mund të jetë e rritur për 20%. Kjo është vetëm manipulim me qytetarët dhe fatin e qytetarëve. Inspektorati do e bënë punën e vet dhe shumë shpejtë do e shohim një lëvizje të shumica e atyre që këtë po e bëjnë”, ka deklaruar Bytyqi. /SHENJA/

Story i mëparshëm

“Pash Zotin mos gjuaj bërllok”, po del të jetë thirrje e qëlluar për mitrovicasit

Story i radhës

Nuredini zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të vendeve të BE-së

Të fundit nga