Nuk po i kuptoj kërkesat e shteteve të Quintit, që Dardania (Kosova) t’i lejojë Serbisë mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në territorin e saj

Në kuadër të shteteve të Quintit janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat po solidarizohen me këto shtete.

Si mund të kërkohet që zgjedhjet nacionale të një shteti tjetër, pra Serbisë, t’i lejohet mbajtja e zgjedhjeve në një shtet tjetër, sovran, demokratik e i pavarur, i njohur më tepër se gjysma e shteteve të botës, me Kushtetutë dhe ligje të miratuara nga organi më i lartë legjislativ, Parlamenti me përfaqësues të zgjedhur nga populli.

Është vështirë, deri te e papranueshme një kërkesë e tillë e cila orientohej t’i bëjë favore po këtij shteti i cili ushtroi gjenocid, bëri masakra të panumërta në tërë territorin e Dardanisë e cila, le që i mohon por me kryeneqësi as që pendohet dhe kërkon falje dhe sillet, sikur Dardania t’i kishte bërë gjenocid Serbisë.

Dhe, sa duket, disa nga këto shtete nuk u erdhi mirë që nuk iu lejua referendumi të mbahet po ashtu në një shtet tjetër.

Si t’u shpjegohet kjo sjellje qytetarëve të Dardanisë? A është kjo mosnjohje e gjenocidit dhe masakrave serbe ndaj popullatës shqiptare.

Deklaratat formale për gjenocidin serb në Dardani dhe kërkesat dhe veprimet në anën tjetër, nuk po përkojnë me një seriozitet të zgjidhjes së marrëdhënieve armiqësore në mes të dy shteteve dhe të dy popujve të acaruara me shekuj, përmes dialogut që po çalon me fajin e Serbisë cila, 33 nga ato nuk i ka zbatuar.

A nuk po i përngjet kjo një prelude të parapërgatitjes së imponimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njëetnik në një shtet multietnik, të cilin Kushtetuta e Dardanisë (Kosovës) në 23 nene e kontestoi që i bie se ani pse ekziston Asociacioni i Komunave të Dardanisë ku duhet dhe mund të jenë në kuadër të tij, përsëri i dilet në përkrahje të Serbisë që bie në kundërshtim me parimet e veta.

E njëjta gjë ndodhë edhe me “manastiret serbe” të cilat u shndërruan ne nga ato shqiptare në ato serbe kur historikisht dihet se ato kisha dhe manastire ishin dhe janë shqiptare.

Nëse përmes këtyre veprimeve po mundoheni që gjoja të zbuten tonët e udhëheqësve nga të dy shtetet, edhe pse Serbia ngërlluzet më kërcënime të hapura me manifestimeve të fuqisë ushtarake, a mos e keni gabuar adresën të ndërruar ju të cilët ishit ata që me forcë e larguat Serbinë duke e bombarduar për 78 ditë duke e shpëtuar një popull duarthatë nga zhdukja, tani e ledhatoni.

Një statistikë e vitit 2017 për shembull kur janë në pyetje popujt me dy shtetësi, në SHBA, jetojnë 36.6 milionë hispanik me origjinë meksikane, që sipas kësaj logjike dhe “parimeve” të cilat po mendoni t’i zbatoni në Dardani, a do t’u lejojnë SHBA-të që Meksika të organizojë zgjedhje nacionale në shtetin e tyre.

Sipas disa statistikave nga viti 2018 deri në vitin 2020, sipas kombeve, në Gjermani jetojnë 1.46 milion turq apo në total 11.43 milionë të shtetasve të huaj jo gjermanë.

Tani, pyetje për të gjitha shtetet e Quntit që nuk i mora edhe të tjerët, a do t’i lejojnë që këto shtete t’i organizojnë zgjedhjet nacionale nëpër shtetet e tyre.

Pse i gjithë ai presion në udhëheqjen e Dardanisë të cilën e ka zgjedhë populli për herë të parë me ma shumë së 50% e të cilët i kanë premtuar popullit se do ta zbatojnë Kushtetutën, ta respektojnë dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe sovranitetin, duke iu premtuar se nga këto parime nuk do të heqin dorë sepse janë përgjegjës.

Nëse e keni ndërmend që përmes presioneve politike apo shantazheve “t’i detyroni” të heqim dorë nga parimet, obligimet kushtetuese dhe betimet e dhënë para qytetarëve të Dardanisë, atëherë, kjo, nuk i bie ndryshe vetëm që një “udhëheqje e pa dëgjuar” duhet të largohet.

Sipas veprimeve të deritanishme, ku shpeshherë thirreni në praktikat e ma parme, më vjen keq por, këta të cilët janë sot në pushtet, nuk kanë ardhur në bazë të kombinztorikave, të bisedave të pasmesnatës përmes sekserëve, përmes Listës Serbe e cila, së pari ka marrë dorë në Beograd e pastaj Parlamenti ka bërë zgjedhjen e ish udhëheqësve të cilët, ishin kryekëput të shantazhuar sepse ngarkoheshin më akuza të rënda për krim e korrupsion, për shitje të pjesëve të territorit të Dardanisë, për korrigjim-ndarje të Dardanisë dhe ato praktika zotëri të nderuar, nuk vijnë ma në shprehje sepse populli do të reagon. Ka duruar më tepër së 20 vite dhe është plandosë për toke.

Kjo udhëheqje e popullit, nuk shantazhohet as nuk pajtohet me çfarëdo marrëveshje ku rrezikohet sovraniteti, tërësia territoriale dhe ndarja apo shkëputja e pjesës veriore përmes krijimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive – pushtet i tretë, një Republikë serbe dhe përjetësisht të jetohet nën tutorizmin serb me pretendime edhe riokupime hap pas hapi deri në okupimin total përmes kuislingëve dhe vazalëve shqipfolës.

Përvojat historike me Serbinë, nëse nuk i dini, janë të dhimbshme dhe tragjike. Dëbime përmes masakrave që nga Toplica e deri te veriu i cili nuk ka shans që kjo t’i imponohet Dardanisë.

Zotëri, është e udhës që gjak i derdhur për liri i popullit shqiptar, vërtetë të respektohet jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Pasi bëhet fjalë për shtete mike të cilat përfundimisht na e kanë sjellë lirinë bashkë më Ushtrinë Çlirimtare, me tërë qenien, ju lutemi që mos të na risillni në robëri nën Serbi.

Prandaj, ekzistojnë rregulla dhe parime rreth zgjedhjeve të qytetarëve me dy shtetësi, në Evropë dhe në të gjitha vendet demokratike. Pse të ketë përjashtime vetëm te një popull i cili është ende me vaj në buzë dhe plagë të pa thara nga lufta e fundit.

Ish pushtetarët, me siguri së janë të gatshëm që po se u mundësohet ardhja në pushtet, ata do “do t’iu ndihmojnë” sepse janë ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për shtetin për të mbetur në pushtet, për t’i ikur përgjegjësisë për akuza të rënda të cilët duhet të përballën me drejtësinë e pa kapur dhe e pa korruptuar, dhe opozita, pra ish pushtetarët që 20 vite ishin në pushtet, janë në panik sepse udhëheqja e re e ka marrë me plot seriozitet t’i luftojë të gjitha ato dukuri ku do të përfshihen edhe shumë nga ata. Rezultatet e para janë inkurajuese, që është edhe kërkesë e miqve tanë ndërkombëtarë.

Prandaj, ata janë të gatshëm që t’i bëhen aleatë të keqes për të mbijetuar dhe për t’i ikur drejtësisë. Nëse vazhdohet me këto veprime të Qeverisë së pa shantazhuar, që nuk akuzohet për krim, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm, e cila, nuk e ka vjedhë popullin, sikur ish pushtetarët tani në opozitë, shpresat janë se me gjithë pengesat në të cilat do të hasin, do t’ia dalin. Prandaj, përkrahja e miqve tanë, është e mirëseardhur dhe e nevojshme dhe e domosdoshme por, pa imponime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Story i radhës

Belgjika miraton dozën e katër të vaksinës anti-Covid te personat me imunitet të dobët

Të fundit nga