Nuk ndalet Putin, kërkesa e tij e fundit paralajmëron se do të sulmojë Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar leje nga Parlamenti rus për të përdorur forcën ushtarake jashtë shteti.

Letra që Putini i dërgoi Dhomës së Lartë të Parlamentit do të formalizonte dislokimin ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, kjo kërkesë e Putinit mund të paralajmërojë për qëllimet e udhëheqësit rus që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë.

Ligjvënësit rusë pritet ta miratojnë këtë kërkesë të Putinit gjatë një takimi të martën.

Putin po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Duma: Durrsakët paguajnë miliona euro për Inceneratorin e Tiranës, vetë vuajnë mes plehrave

Story i radhës

Einxhel dhe Dagz të pandashëm, marrin vëmendje gjatë festës së BBV

Të fundit nga