nuk kane bere nje pune te mire jd vance kritikon evropen dhe danimarken pas ceshtjes se groenlandes nuk kane investuar ne mbrojtje 695feeacdbd8d

“Nuk kanë bërë një punë të mirë”, JD Vance kritikon Evropën dhe Danimarkën pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje

January 8, 2026
min lexim

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Groenlanda është “kritike” për mbrojtjen e SHBA-së dhe të botës nga sulme të mundshme raketore ruse ose kineze, duke akuzuar Evropën dhe Danimarkën se “nuk kanë bërë një punë të mirë” në sigurimin e rajonit.

Vance tha se Danimarka dhe aleatët evropianë jo vetëm që kanë investuar pak në mbrojtjen e Groenlandës, por gjithashtu nuk janë angazhuar seriozisht me argumentet e presidentit Donald Trump mbi rëndësinë strategjike të ishullit.

Sipas ‘BBC’, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të mërkurën se zyrtarët amerikanë po diskutojnë “në mënyrë aktive” një ofertë të mundshme për blerjen e Groenlandës, territor gjysmë-autonom danez. Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi u sugjerua se edhe veprimi ushtarak për aneksimin e saj nga SHBA-të mund të ishte një opsion.

Danimarka, anëtare e NATO-s, paralajmëroi se një veprim i tillë do të shënonte fundin e aleancës. Si Groenlanda ashtu edhe Danimarka kanë theksuar vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje.

Edhe pse është territori më pak i populluar, pozicioni i Groenlandës midis Amerikës së Veriut dhe Arktikut e bën atë strategjikisht të rëndësishëm për sistemet e paralajmërimit të hershëm ndaj sulmeve raketore dhe për monitorimin e lëvizjeve detare në rajon.

SHBA-të kanë aktualisht më shumë se 100 personel ushtarak të stacionuar në mënyrë të përhershme në bazën Pituffik, në veriperëndim të Groenlandës, e cila operohet nga SHBA-të që prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas marrëveshjeve ekzistuese me Danimarkën, Uashingtoni ka të drejtë të dërgojë trupa shtesë në ishull.

Vitet e fundit është rritur edhe interesi për burimet natyrore të Groenlandës, përfshirë mineralet e rralla, uraniumin dhe hekurin, të cilat po bëhen më të aksesueshme për shkak të shkrirjes së akullit nga ndryshimet klimatike. Shkencëtarët besojnë se ishulli mund të ketë gjithashtu rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se një pjesë e madhe e infrastrukturës së mbrojtjes raketore varet nga Groenlanda,” tha Vance. Ai shtoi se në rast të një sulmi bërthamor ndaj SHBA-së ose Evropës, ishulli do të ishte një element kyç i sistemit mbrojtës.

Shqetësimet për të ardhmen e Groenlandës u rritën pas përdorimit të forcës ushtarake nga Trump kundër Venezuelës për kapjen e presidentit Nicolás Maduro. Trump kishte bërë një ofertë për blerjen e ishullit edhe në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, por ishte refuzuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se javën e ardhshme do të zhvillojë bisedime me Danimarkën. Ndërkohë, udhëheqësit e disa vendeve evropiane publikuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar se “Grenlanda i përket popullit të saj” dhe se çdo vendim duhet të merret vetëm nga Danimarka dhe Groenlanda.

Deputetja daneze që përfaqëson Groenlandën, Aaja Chemnitz, i cilësoi komentet e administratës Trump si “një kërcënim të qartë”, duke theksuar se ideja e aneksimit përbën mungesë respekti ndaj një aleati të NATO-s.

Nga ana tjetër, disa banorë vendas shprehen indiferentë. Aleqatsiaq Peary, një gjahtar inuit 42-vjeçar nga qyteti Qaanaaq, tha për BBC-në se një ndryshim i pronësisë do të ishte thjesht “kalim nga një sundimtar te një tjetër”, ndërsa theksoi se komuniteti i tij po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të shkrirjes së akullit dhe humbjes së mënyrës tradicionale të jetesës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spanja e gatshme te dergoje trupa per ruajtjen e paqes ne palestine 695fed09187b1
Lajmi i mëparshëm

Spanja e gatshme të dërgojë trupa për ruajtjen e paqes në Palestinë

vjosa doli nga shtrati uji hyn edhe ne autostraden vlore levan 695ff193ba417
Lajmi i radhës

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Të fundit nga

Nis sanimi i dëmeve nga vërshimet në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj me bashkëpunëtorët sot në mëngjes ka dalë në terren për të parë nga afër zonat e përmbytura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura
ShkoLartë