Nuk priten surpriza në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, pasi Sali Berisha pritet të rimarrë drejtimin e kësaj force politike pas 9 vitesh largimi.
Në zgjedhjet e sotme (22 maj), përballë Berishës ishte Ibsen Elezi, i cili e pati të vështirë përballë liderit historik të PD.
Nga rezultatet që Panorama.al ka siguruar nga qendrat e numërimit, Sali Berisha kryeson përballë rivalit të tij Ibsen Elezi.
Lëvizja që nisi Sali Berisha erdhi pasi ai u përjashtua nga grupi i PD, pasi u shpall non grata nga SHBA. Ai nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë.
Elbasan
Qendra 1
Sali Berisha 541 vota
Ibsen Elezi 16 vota
Të pavlefshme 6 vota
Qendra 2
Sali Berisha 450 vota
Ibsen Elezi 23 vota
Të pavlefshme 1
Cërrik
Sali Berisha 337 vota
Ibsen Elezi 14 vota
Të pavlefshme 6
Belsh
Sali Berisha 285 vota
Ibsen Elezi 11 vota
Të pavlefshme 2 vota
Gramshi
Sali Berisha 353 vota
Ibsen Elezi 17 vota
Të pavlefshme 0
Peqin
Sali Berisha 420 vota
Ibsen Elezi 5 vota
Sarandë
Sali Berisha 354 vota
Ibsen Elezi 121 vota
Të pavlefshme 11 vota
Delvinë
Sali Berisha 207 vota
Ibsen Elezi 14 vota
Qarku Gjirokastër
Sali Berisha 1756 vota
Ibsen Elezi 126 vota
Të pavlefshme 16 vota
Himarë 124 votues
Sali Berisha 113 vota
Ibsen Elezi 9
Te pavlefshme 2
Durrës
Sali Berisha 1089 vota
Ibsen Elezi 151
Te pavlefshme 13
Maliqi
Sali Berisha 1266 vota
Ibsen Elezi 10 vota
Te pavlefshme 2
Selenicë 220 vota
Sali Berisha 198 vota
Ibsen Elezi 22 vota
Pogradec 516 vota
Sali Berisha 484 vota
Ibsen Elezi 32 vota
Devoll
Sali Berisha 1082 vota
Ibsen Elezi 138
Të pavlefshme 8
Vlorë
Sali Berisha 836 vota
Ibsen Elezi 46
Të pavlefshme 8
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi jane dy kandidatët për kryetar të PD, në zgjedhjet për kreun e PD, te cilat organizohen nga Komisioni i Rithemelimit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.
Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit duke e quajtur mafioz dhe antikushtetues. Votën e hodhi edhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi.