Ludo Lee ka folur për raportin me Benita Zenën pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, duke sqaruar arsyet se pse shoqëria e tyre nuk vazhdoi jashtë shtëpisë.
Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në mënyrën se si të dy e shohin jetën, të ndikuara edhe nga diferenca në brez.
“Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe, edhe për besë send të keq s’ka pasur”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, Ludo u ndal edhe te diskutimet që u bënë në rrjetet sociale për faktin se kush e largoi kë nga lista e ndjekësve.
I pyetur nëse ky vendim erdhi si pasojë e komenteve të shumta që qarkullonin, ai u përgjigj: “Po, se u komentua shumë bashkë me një foto, edhe përnjëmend atëherë edhe u duk jashtë sikur jemi si çift edhe kjo nuk më pëlqeu”.
Ludo mohoi gjithashtu zërat se e kishte mashtruar Benitën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, duke theksuar se raporti i tyre ishte pjesë e dinamikës së lojës.
“Nuk e kam gënjyer unë brenda, brenda ka qenë lojë. Unë as nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar”.
Në përfundim, ish-banori theksoi se marrëdhënia mes tyre ishte ndërtuar mbi strategjinë e lojës dhe interesat e secilit brenda formatit.
Burimi: botasot.info


