Lionel Messi shënoi në debutimin e tij për Inter Miami në fitoren 2:1 ndaj Cruz Azul të Meksikës.
Argjentinasi shënoi golin e fitores nga gjuajtja e lirë në minutën e 94-të dhe magjia e tij përloti pronarin e skuadrës, David Beckham.
Pronari i skuadrës nga Miami nuk i fsheh dot emocionet.
Pasi Messi shënoi ai qau.
Lotët dukeshin qartë në fytyrën e tij ndërsa gruaja e tij Victoria i jepte forcë.