Grubi: Sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme janë veprime qyqare,  në politikë jam për të shërbyer e për të lënë gjurmë me punë dhe vepra

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar përmes një statusi pas ngjarjes së zjarrvënies së veturës që ndodhi në orë e para të mëngjesit të sotëm.

Grubi ka kërkuar falje ndaj gjithë persove dhe fqinjëve për shqetësim, teksa potencon se kërcënimet dhe sulmet nuk e ndalojnë nga kryerja e misionit të tij politik me sukses.

Reagimi i plotë:

I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.

I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.

Në politikë jam për të sherbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.

Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shënderuan në shqetesime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.

Shpreh mirenjohje për të gjithë fqinjtë e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.

Ju falenderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe!

Story i mëparshëm

Si të ngjyrosni banesën për ta bërë hapësirën të duket më e madhe?

Story i radhës

Nuk e përjetoi as kur luante vetë kështu!

Të fundit nga